Në sulmet izraelite në Rripin e Gazës janë shkatërruar mbi 200 asete historike dhe kulturore

Në sulmet izraelite që vazhdojnë në Rripin e Gazës që nga 7 tetori e deri më tani, janë shembur shumica e 325 aseteve të trashëgimisë historike dhe kulturore. Në një deklaratë me shkrim nga zyra për media e qeverisë në Gaza thuhet se në mesin e vendeve të shënjestruara janë xhamitë, kishat, shkollat, shtëpitë historike dhe vendet e ndryshme kulturore.

“Për shkak të sulmeve të Izraelit ndaj Gazës janë shembur mbi 200 nga 325 pasuritë historike dhe kulturore në rajon”, thuhet në deklaratën në të cilën sulmet izraelite cilësohen si “Përpjekje e pasuksesshme për të eliminuar trashëgiminë kulturore të Palestinës, thellësinë dhe dëshmitë historike në Gaza”. Më tej thuhet se një pjesë e trashëgimisë kulturore dhe vendet historike të shkatërruara në Rripin e Gazës e cila ka shumë qytetërime, datojnë që nga periudhat e Fenikasve dhe Perandorisë Romake, ndërsa disa datojnë në vitet 800 dhe 1400 para Krishtit dhe disa datojnë 400 vjet më parë.

“Sulmet izraelite që synojnë trashëgiminë kulturore përbëjnë krim të qartë sipas ligjit ndërkombëtar”, theksohet në deklaratën ku institucioneve ndërkombëtare përkatëse u bëhet thirrje që të ndalojnë këtë krim sistematik të kryer nga forcat pushtuese në Gaza dhe të sigurojnë restaurimin urgjent të vendeve historike të dëmtuara.

Po ashtu në deklaratë bëhet e ditur se në mesin e strukturave historike të shkatërruara janë xhamia Al-Omari në Jabalia, Kisha Bizantine Jabalia, xhamia Sheiks Shaban, xhamia Az-Zafr Demiri në Shujaiyya në qytetin e Gazës, vepra Al-Khidr në qytetin Deir Al-Balah, xhamia Al-Rahman Halil në Khan Yonunis dhe Qendra e Dorëshkrimeve në qytetin e Gazës./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne