Në sulmin ajror të Izraelit në Rafah vriten 8 palestinezë

Të paktën 8 palestinezë, përfshirë 3 fëmijë u vranë në sulmin ajror që avionët luftarakë izraelitë kryen ndaj qytetit Rafah në jug të Rripit të Gazës.

Sipas lajmit të agjencisë zyrtare palestineze WAFA të cilin e bazon mbi burimet lokale, thuhet se avionët luftarakë izraelitë kryen sulm ajror ndaj dy shtëpive në Rafah.

Në sulm humbën jetën 7 persona ku 3 prej tyre fëmijë.

Po ashtu theksohet se edhe një grua ka humbur jetën në sulmin ajror që Izraeli ndërmori ndaj një shtëpie në lagjen Al-Jeine në lindje të qytetit Rafah./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne