Sot Kuvend, pas arritjes së dakordësisë mes Partisë Socialiste dhe Rithemelimit do të votohet Amnistia Penale

Ditën e sotme në Kuvend pritet të votohet Amnistia Penale, që kishte mbetur peng i tensioneve dhe mungesës së një marrëveshjeje mes palëve prej muajsh. Gazment Bardhi deklaroi voton pro të grupimit të tij, teksa paraqiti edhe 3 propozime të Rithemelimit. Ai kërkon faljen e të gjithë protestuesve si dhe përjashtimin nga amnistia i zyrtarëve të lartë të dënuar nga GJKKO.

Tre amendamentet e propozuara nga Bardhi u përshëndetën edhe nga ministri i Drejtësisë Ulsi Manja. Përmes një postimi në rrjtete sociale një ditë më parë pohoi se këto kërkesa do të kenë dakordësinë e maxhorancës. Nga amnistia penale pritet të përfitojnë rreth 700 të burgosur.

Ndër të tjera, në seancën plenare të ditës së sotme do të futen në rend dite për votim 5 ligjet e seancës së 7 marsit, votimi i të cilave u anulua nga Sekretariati i Etikës pas kërkesës së Rithemelimit se nuk pati kuorum për votimin e ligjeve. Si pikë e parë e rendit të ditës është edhe një interpelancë me ministren e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro e kërkuar nga deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne