Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, gjatë një bashkëbisedimi me nxënësit ekselentë të shkollës “Qemal Stafa”, ka reaguar dhe në lidhje me arrestimin e zyrtarëve të këtij institucioni, pak ditë më parë. Ai u shpreh se uron me gjithë zemër të besojë deri në fund në pafajësinë e të gjithë bashkëpunëtorëve të tij, ndërsa theksoi se do të merren masa konkrete, në mënyrë që të kenë një kontroll më të rreptë e një parandalim më efikas ndaj çdo lloj devijimi potencial nga standardet më të mira publike.
Arlind Qori, drejtues u “Lëvizja Bashkë” u shpreh se Erion Veliaj mund të instrumentalizojë nxënësit e një shkolle, mund të bëjë të heshtin shumica e mediave, por për çdo ditë të kaluar jashtë burgut, ai duhet të falënderojë padronin e tij, Edi Rama që, duke e mbrojtur, i shpëton lëkurën vetes.
Reagimi i Qorit
Erion Veliaj mund të instrumentalizojë nxënësit e një shkolle.
Mund të bëjë të heshtin shumica e mediave.
Mund të flasë budallallëqe mbi konfliktin e interesit.
Por nuk mund të fshehë faktet se:
Tre drejtorë të Bashkisë së Tiranës, njëkohësisht drejtues politikë të PS, janë në burg për përvetësimin e miliona eurove. Edhe më të shumtë janë drejtorë-partiakët që po hetohen për allishverishe.
Nofka e tij (Lali) përmendet si bashkëpronar i një hoteli në Durrës, të blerë me fitimet e kompanisë së drejtorëve të vet.
Për çdo ditë të kaluar jashtë burgut, ai duhet të falënderojë padronin e tij që, duke e mbrojtur, i shpëton lëkurën vetes./tpz