Në Vojvodinë të Serbisë vendosen postera islamofobë (Foto)

Gjatë ditëve të kaluara, në qytetin e Suboticës në Vojvodinë, janë vendosur shenja islamofobe për ndalimin e pranisë së xhamisë dhe Islamit.

Shenjat ku shihet minarja e xhamise dhe hëna, simbol i njohur islam, u vendosën nëpër objekte komerciale te ndryshme.

Bashkësia Islame në Serbi shprehu shqetësim lidhur me atë se si Subotica ka lejuar praninë e këtyre mesazheve islamofobe.

“Një mesazh i qartë për muslimanët që jetojnë në këtë vend shumëkombësh: ndërtesa e tyre e vetme fetare, xhamia Muhaxhir, është e padëshirueshme në këtë qytet dhe po ashtu edhe besimtarët muslimanë të cilët tradicionalisht kanë pasur marrëdhënie të mira me bashkëqytetarët e tjerë nga 25 bashkësi të ndryshme kombëtare”.

Ky institucion fetar pret nga autoritetet kompetente të Ministrisë së Punëve të Brendshme që shkaktarët e këtij akti të sillen para drejtësisë sa më shpejt  dhe anëtarët e komunitetit islam në Suboticë dhe vende të tjera ku ka rrezik potencial të kenë siguri të plotë personal  dhe të pronës.

Sloganet ishin vendosur në pjesët e jashtme të objekteve që punojnë rregullisht.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne