Nën hetim për korrupsion e nxjerrje sekreti hetimor, pezullohet nga detyra kreu i OFL-së Artan Shkëmbi

Kreu i Operacionit Forca e Ligjit Artan Shkëmbi është pezulluar nga detyra.

Burimet bëjnë të ditur se urdhri për pezullimin e tij ka ardhur pas vendimit të GJKKO e cila ka pranuar kërkesën e SPAK.

Artan Shkëmbi është nën hetim për korrupsion dhe nxjerrje sekreti hetimor. Ai kaloi vettingun më 27 shkurt duke u konfirmuar në detyrë nga Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit.

Drejtori i Drejtorisë Hetimore Qendrore në Departamentin për Policinë Kriminale në Policinë e Shtetit Artan Shkëmbi doli i pastër në të tre shtyllat e vlerësimit. Ai ishte dhe kandidat për kreun e BKH./BW

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne