Nën regjimin e Ramës: Dorëhiqen administratorët e njësive vendore në Bashkitë Shkodër, Malësi e Madhe dhe Lushnje! Bashkitë e djathta nuk kanë planifikuar ndryshime

Urdhri i Kryeministrit Rama për “rifreskimin” e stafit vendor ka vënë në lëvizje bashkitë e Qarkut Shkodër, ku  kryebashkiaku Beci ka mbledhur pasditen e sotme drejtorët dhe administratorët vendorë, ku këta të fundit kanë dhënë dorëheqje.

Mësohet se dorëheqje ka pasur edhe në Bashkinë Malësi e Madhe. Burime bëjnë me dije se kanë dhënë dorëheqjen administratorët e njësive administrative dhe dy zëvendëskryetarët e bashkisë.

Mësohet se pas dorëheqjeve të depozituara do të kryhet një analizë e detajuar për performancën e secilit prej drejtuesve. Pas saj do të merren edhe vendimet për miratimin ose jo të dorëheqjeve të paraqitura sot.

Në Bashkinë e Vaut të Dejës është parashikuar që mbledhja urgjente të zhvillohet paraditen e së martës, ku priten ndryshime në radhët e drejtorëve dhe administratorëve.

Ndryshe është situata në bashkitë e djathta të Pukës dhe Fushë-Arrëzit. Kryebashkiakët atje nuk kanë kërkuar apo planifikuar ndryshime, duke mos plotësuar kështu porositë e Kryeministrit, i cili duket se urdhrat më së shumti i ka për bashkitë e majta.

Në kuadër të porosive të Kryeministrit paraqitën sot dorëheqjen 15 Drejtorë dhe 13 Administratorë të Njësive Administrative në Bashkinë Lushnjë.

Ky është konfirmimi zyrtar nga ana e zëdhënëses së shtypit pranë bashkisë Lushnje.

Kjo valë dorëheqjesh vjen pas ultimatumeve të kryeministrit Rama, i cili në mbledhjen e fundit me kryebashkiakët e vendit, la porosi që deri të hënën (sot) të jenë larguar të gjithë drejtuesit e njësive administrative në 61 bashkitë e vendit.

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne