Netanyahu planifikon të vazhdojë sulmet në Gaza edhe nëse lirohen pengjet

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka deklaruar se vendi i tij nuk mund të premtojë përfundimin e sulmeve ndaj Gazës edhe nëse pengjet e mbajtur nga Hamasi lirohen me një marrëveshje të mundshme. Sipas lajmit të televizionit Channel 12, Netanyahu u takua me familjet e pengjeve të mbajtur në Gaza.

Netanyahu vuri në dukje se pas lirimit të pengjeve ata kanë planifikuar rifillimin e sulmeve, të cilat priten të ndalen në kuadër të një marrëveshjeje të mundshme për shkëmbimin e pengjeve mes Hamasit dhe vendit të tij.

Ndaj pyetjes së njërit prej të cilëve u takua, se “Pse Izraeli nuk pranon t‘i japë fund sulmeve për të siguruar lirimin e pengjeve dhe t‘i rifillojë ato pas kthimit të pengjeve” Netanyahu deklaroi se “Nuk mund të premtojë përfundimin e sulmeve teksa planifikon të vazhdojë luftën pas lirimit të pengjeve”. Netanyahu tha se për një marrëveshje të mundshme, vendi i tij duhet të sigurojë SHAB-në, Egjiptin dhe Katarin të cilët ndërmjetësuan marrëveshjen se nuk mund të shkelë marrëveshjen menjëherë pas lirimit të pengjeve.

– Pengjet izraelite në Gaza

Brigadat Izzeddin Kassam, krahu i armatosur i Hamasit, më 7 tetor 2023 nisi një sulm gjithëpërfshirës si “kundërpërgjigje ndaj shkeljeve të vazhdueshme ndaj palestinezëve dhe vlerave të shenjta kryesisht Xhamisë Al-Aksa” si dhe mori peng shumë izraelitë. Në “pauzën humanitare” 4 ditore të dhënë më 24 nëntor 2023 ndaj konflikteve në Gaza dhe e cila u zgjat më pas për 3 ditë, u liruan reciprokisht 81 pengje izraelite dhe 240 palestinezë.

Sipas ushtrisë izraelite, në Rripin e Gazës ndodhen ende 136 pengje izraelite.

Në lajmin e faqes së lajmeve “Axios” me bazë në SHBA të publikuar dje dhe i cili bazohet në zyrtarë izraelitë, thuhet se Izraeli i ka ofruar një “armëpushim” të ri Hamasit. Lajmi thekson se administrata e Tel Avivit ka propozuar të ndërpresë 2 muaj sulmet e tij kundrejt Gazës në këmbim të lirimit të të gjithë pengjeve të mbajtur nga Hamasi.

Po ashtu në lajm u theksua se Izraeli i ka përcjellë Katarit dhe Egjiptit propozimin i cili nuk përfshin armëpushim të përhershëm në Gaza, se zyrtarët izraelitë janë në pritje të përgjigjes së Hamasit, por se janë në optimizëm të kujdesshëm në çështjen se mund të shënohet përparim në ditët e ardhshme. Ndërkohë, zyrtarët e Hamasit njoftuan se nuk do të pranojnë propozime të tjera përveç armëpushimit të përhershëm./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne