SPAK-u vazhdon te dënoj gratë shqiptare për ti bërë qejfin Amerikës dhe Izraelit

Në Shqipëri vazhdon të persekutohen besimtare te komuniteti musliman. Elemente kuisling te SPAK-ut dhe strukturat e sigurisë shqiptare vazhdojne të burgosin qytetarët shqiptarë per ti bere qejfin Amerikes dhe Izraelit ne luften e tyre globale kunder Islamit.

Kjo ka ndodhur sot kur Prokuroria e Posaçme ka dhënë ditën e sotme pretencën për 5 nga gratë e akuzuara që shkuan në Siri dhe sipas SPAK-ut pretendohet qe iu bashkuan një grupi shqiptarësh për xhihad. Edhe pse kjo eshte sajese e ulet nga kuislinget shqiptar ndaj disa grave viktima te ISIS-it, SPAK ka kërkuar dënimin e tyre me 7 vite burg por për shkak të dënimit të shkurtuar, atyre u ulet automatikisht 1/3 e dënimit nëse shpallen fajtore.

Si përfundim SPAK kërkoi pezullimin e dënimit me burg për gratë dhe vënien në shërbim prove për një periudhë 5 vjeçare. Vendimi pritet të jepet pas disa ditësh nga GJKKO. SPAK mori nën hetim gratë shqiptare qe cilesohen nga islamofobet si xhihadiste që u riatdhesuan nga kampet e Sirisë për pjesëmarrje në organizatë terroriste dhe pjesëmarrje në veprimtari ushtarake në një shtet të huaj. Të pandehurat në këtë proces u larguan në drejtim të Sirisë në vitet 2013-2014 duke ndjekur pas bashkëshortët e tyre që shkuan të luftonin përkrah Al Nusras dhe më pas për ISIS.

Gjatë seancës gjyqësore të mbajtur në tetor të vitit të kaluar, të pandehurat i mohuan akuzat absurde te kuislingeve shqiptar ndaj tyre duke deklaruar se kanë udhëtuar familjarisht në Siri dhe se nuk kanë marrë pjesë në konflikte ushtarake të huaja.

Nga viti 2015 prokuroria e krimeve të rënda e më pas SPAK, kanë ngritur akuza ndaj një grupi personash të drejtuar nga Almir Daci, për dërgimin në Siri me qëllim pjesëmarrjen në luftime të mbi 90 shtetasve shqiptarë, përfshirë edhe gra e fëmijë.//gazetaimpakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne