Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka përshëndetur sulmet amerikane ndaj Iranit, duke i cilësuar si një moment historik.
“Lidershipi i Presidentit Trump sot ka krijuar një pikë kthese historike që mund të ndihmojë në çuarjen e Lindjes së Mesme dhe më gjerë drejt një të ardhmeje me paqe dhe begati,” tha Netanyahu.
Ai falënderoi Trumpin në emër të popullit izraelit dhe shtoi: “Presidenti Trump dhe unë themi shpesh: ‘Paqe përmes forcës’. Së pari vjen forca, pastaj paqja. Dhe sonte, Presidenti Trump dhe Shtetet e Bashkuara vepruan me shumë forcë.” /mesazhi