Nju Jorku shton masat e sigurisë pas zhvillimeve në Iran

Departamenti i Policisë së Nju Jorkut (NYPD) ka njoftuar se po ndjek nga afër situatën e tensionuar pas sulmeve në Iran dhe ka ndërmarrë masa shtesë sigurie në qytet.

“Nga një kujdes i shtuar, po vendosim forca shtesë pranë vendeve fetare, kulturore dhe diplomatike në gjithë qytetin,” thuhet në një postim të policisë në platformën X.

Policia theksoi gjithashtu se po bashkëpunon me agjencitë federale dhe do të vazhdojë të monitorojë çdo ndikim të mundshëm në Nju Jork, një qytet me mbi 8 milionë banorë. /mesazhi

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne