OKB: Sulmet amerikane janë një përshkallëzim i rrezikshëm

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres, ka reaguar pas sulmeve të SHBA-së ndaj Iranit, duke i cilësuar ato si një “përshkallëzim i rrezikshëm”.

“Ka një rrezik në rritje që ky konflikt të dalë shpejt jashtë kontrollit – me pasoja katastrofike për civilët, rajonin dhe botën,” tha Guterres në një postim në platformën X.

Ai theksoi se “në këtë moment të rrezikshëm është thelbësore të shmanget një spirale kaosi” dhe shtoi: “Nuk ka zgjidhje ushtarake. E vetmja rrugë përpara është diplomacia. E vetmja shpresë është paqja.” /mesazhi

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne