New York Times: Deklaratat e Trumpit mbi Gjirin Persik i bashkuan më shumë iranianët

ParsToday – Sipas gazetës amerikane “The New York Times”, deklaratat e pavend të Donald Trump për ndryshimin e emrit të Gjirit Persik kanë çuar në një unitet më të madh midis popullit të Iranit.

Gazeta amerikane “New York Times” në një raport ka shkruar: “Trump propozoi ndryshimin e emrit të “Gjirit Persik” përpara se të udhëtonte në rajonin e Azisë Perëndimore; deklarata të pavend këto që zemëruan dhe bashkuan Iranin dhe popullin e tij”. Sipas ParsToday, raporti vëren se hapësira blu e Gjirit Persik është e njohur me të njëjtin emër, “Gjiri Persik”, që të paktën nga viti 550 para erës së re, kur dinastia persiane e Kirit të Madh sundoi një perandori që shtrihej nga India deri në buzë të Evropës Perëndimore”.

Sipas këtij raporti, Irani i lashtë tani është Irani modern dhe i gjithë bregdeti i tij jugor shtrihet përgjatë Gjirit Persik.

Duke deklaruar se “edhe para Revolucionit Islamik, qeveritë iraniane e kanë mbrojtur me vendosmëri Gjirin Persik si emrin e vetëm legjitim për këtë pellg uji”, gazeta amerikane shkruan: “Iranianët brenda dhe jashtë vendit ndajnë të njëjtin mendim, duke e konsideruar emrin “Gjiri Persik” një pjesë thelbësore të identitetit të tyre kombëtar dhe kulturor. Duke propozuar një ndryshim emri, Trump e bëri një gjë të lehtë: një shfaqje të unitetit midis iranianëve të të gjitha fraksioneve politike, ideologjike dhe fetare. Ata e dënuan idenë e Trump në deklarata dhe postime në mediat dhe rrjetet sociale.”

Si reaguan iranianët?

Ideja e Trump është pritur me dënim dhe reagime të ashpra nga të gjithë iranianët e të gjitha sferave të jetës; madje edhe nga ata që nuk pajtohen për disa çështje.

“Kjo çështje shkon përtej politikës”, – tha Touraj Daraya, historian dhe drejtor i Qendrës për Studime Persiane në Universitetin e Kalifornisë-Irvine. Ai theksoi: “Kjo shkon përtej dallimeve dhe ideologjive fetare – kjo çështje lidhet me kombin dhe historinë, dhe është trajtuar mirë gjithmonë. A dëshiron Trump të negociojë me Iranin apo dëshiron të shkatërrojë identitetin e tij kombëtar?”

Ai thekson se që nga kohërat e lashta, iranianët e kanë quajtur vendin e tyre “ujë dhe tokë”. Dy zona ujore: Gjiri Persik në jug dhe Deti Kaspik në veri – janë të ndërthurura thellë në gjakun e iranianëve si simbole të kombësisë.

Ahmad Zeidabadi, një analist politik në Teheran, shkroi gjithashtu në një postim në X: “Vetëm për shkak të dëshirave dhe tekave të Trump, Gjiri i Meksikës nuk do të bëhet Gjiri i Amerikës, Kanadaja nuk do t’i bashkohet Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Groenlanda nuk do të bëhet pronë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe as Gjirit Persik nuk do t’i jepet një emër i rremë”.

Ekipi kombëtar iranian i futbollit iu përgjigj gjithashtu kësaj çështjeje me një hartë të Gjirit Persik dhe hashtagun popullor #ForeverPersianGulf në faqen e vet zyrtare në Instagram.

Edhe figurat e opozitës iraniane shprehën pakënaqësinë e tyre.

Cila është historia e Gjirit Persik?

Emri “Gjiri Persik” është përdorur gjatë gjithë historisë në harta dhe dokumente, që nga koha e iranianëve të lashtë, perandoria e të cilëve sundonte një pjesë të madhe të botës, ky emër është përdorur edhe nga grekët e lashtë dhe britanikët.


Një hartë e Gjirit Persik e vitit 1763 nga kartografi francez Jacques-Nicolas Blain. Burimi: Biblioteka e Kongresit

A do të ndikojë kjo në bisedimet bërthamore Iran-SHBA?

Irani dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të ndërmjetësuara nga Omani, kanë zhvilluar tre raunde bisedimesh indirekte mbi programin bërthamor paqësor të Iranit dhe janë planifikuar të takohen përsëri sot, të dielën.

Sejed Hossein Mousavijan, një ish-diplomat iranian dhe anëtar i ekipit negociator bërthamor në vitin 2015, tha se nëse Trump ndryshon emrin e Gjirit Persik, kjo do të dëmtojë negociatat.

“Kjo çështje krijon vetëm mosbesim”, – thotë Moussavian.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne