Nga dyshimi për tradhtinë e gruas, te kërkesa e divorcit, detaje nga plagosja te Komuna e Parisit

Detaje të reja janë zbuluar për ngjarjen e rëndë që ndodhi në zonën e Komunës së Parisit, ku një efektiv i policisë kufitare plagosi rëndë një person tjetër pas një konflikti për motive të dobëta.

Autori i kësaj ngjarjeje është Erjon Goxhara, i cili së fundmi ka punuar si polic kufiri në Drejtorinë e Kufirit në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të autorit me 45-vjeçarin Lorenc Kosta, i cili punonte në ERE dhe kishte një marrëdhënie pune me bashkëshorten e Goxharës.

Dyshohet se konflikti ka lindur nga një tradhti e partneres së policit me Kostën, çka ka sjellë një krizë në marrëdhënien e çiftit dhe kërkesën e partneres për divorcin katër muaj më parë. Ky konflikt ka vazhduar për katër muaj.

Sipas hetimeve, Goxhara dyshohet se ka ndjekur dhe vëzhguar lëvizjet e Kostës, dhe më pas e ka goditur me gjashtë plumba, me 45-vjeçarin që mori 5 prej tyre në këmbë dhe kofshë. Një grup turistik i huaj që ndodhej në zonë i ka dhënë ndihmën e parë të plagosurit.

Ai shtoi se pas krimit, Goxhara është larguar me mjetin e tij dhe nuk është dorëzuar, pavarësisht thirrjeve nga autoritetet. Aktualisht, autori është në arrati dhe dyshohet se është fshehur në zonën e malit të Dajtit. Sakaq, gjendja e të plagosurit është e stabilizuar, por ai ka kaluar një ndërhyrje kirurgjikale për shkak të numrit të madh të plumbave që ka marrë./Bw 

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne