Nga sot, të pandehur? “Shpërdorim detyre” dhe “korrupsion”, SPAK pritet t’i komunikojë Berishës dhe Malltezit akuzat për dosjen “Partizani”

Prokuroria e Posaçme pritet t’i komunikojë sot akuzat ish-Kryeministrit Sali Berisha, njëherazi edhe kreu i PD-së, si dhe dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi.

Berisha pritet të paraqitet në SPAK mesditën e së mërkurës, ndërsa dhëndri i tij, Malltezi, dy orë më pas, pra rreth orës 14:00.

Ndërkohë, demokratët janë mobilizuar sot të mblidhen para godinës së Prokurorisë së Posaçme, në sehnjë proteste.

Berisha, bashkë me dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi, po hetohen nga SPAK lidhur me procedurat për privatizimin e ish-kompleksit Partizani.

Mbetet për tu parë se sa kohë do t’i duhet SPAK-ut për të mbyllur plotësisht hetimet mbi dosjen “Partizani” dhe për t’ia dërguar GJKKO për gjykim, por burime për BalkanWeb bëjnë me dije se SPAK është drejt mbylljes së hetimeve.


Prej
dhjetorit 2023, Berisha ndodhet në masën e sigurisë “arrest shtëpie” pasi më parë shpërfilli masën e detyrimit të paraqitjes./Bw 

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne