Një grua në Francë ka tradhtuar burrin e saj me priftin, i cili vetëm 3 muaj më parë kishte celebruar dasmën e tyre. Ngjarja ka ndodhur në Brignoles të Francës dhe historia po bën mjaft bujë. Çifti u martuan në kishë pasi jetuan bashkë për gati njëzet vjet. Pasi tradhtia u zbulua, prifti Gerson Peres u largua nga udhëheqja e kishës së Saint-Sauveur.
Ai që nuk gjen qetësi në këtë çështje është burri i gruas. Ai u tha gazetave franceze se do të mbetet “i traumatizuar për jetën”.
Ai që nuk gjen qetësi në këtë çështje është burri i gruas. Ai u tha gazetave franceze se do të mbetet “i traumatizuar për jetën”.
Besimtarët vendas, të intervistuar nga kanale të ndryshme, e pritën skandalin me opinione të ndryshme. Një qytetar tha se ishte “i tronditur nga ajo që ndodhi, e për më tepër me një grua të martuar”. Një tjetër banore tha se nuk i bëri përshtypje: “Është viti 2024 dhe qëndrimet duhet të ndryshojnë”./sot