Nisma e Decanit dhe Alberto Leka nxisin urrejtje kundër shqiptarëve ortodoks dhe musliman

Përpara disa muajsh, kur nisma kundër shqiptarëve dhe veçanërisht muslimanëve shqiptarë nisi në Deçan, pak njerëz e kundërshtuan atë. Me thirrje anti muslimane dhe mbështetjen e islamofobëve fillimisht brenda Kosovës ajo mori zë mediatik dhe asnjë institucion në Prishtinë nuk mori masa ndaj atyre që bënin thirrje kundër muslimanëve!

Së fundmi, nisma e Deçanit erdhi edhe në Shkodër, ku as shoqëria jonë shqiptare nuk po reagon apo marrë masa ndaj kësaj nisme islamofobe dhe këtyre islamofobëve që marrin pjesë dhe mbështesin këtë nismë.

Më poshtë është shkrimi i Alberto Leka:

Një vizitë rasti në Shkodër, në zemren e dikurshme të rrezistencës, kulturës dhe atdhetarizmit shqiptar. Në Shkodër më 9 mars ishte për një takim rasti Nisma e Deçanit. Vërtetë ndjehej ajo krenaria e dikurshme e përpjekjeve të pandërprera gjithshqiptare për ruajtjen e identitetit burimor iliro-arbëror të kohës së Gjergj Kastriotit.

Lëvizja e Deçanit, grupi solid i së cilës, i përbërë nga individ të rretheve të ndryshme të Kosovës, krejt natyrshëm, bëri një prezentim të aktivitetit të saj, një kontakt pune informuese në Shkodër, në lokalin tradicional “Tradita -Toskë dhe Gegë”

Takimi rezultoi me një dëshirë të mëtejme për konsulta pune e mobilizues për situatën altuale nëpër të cilën po kalojnë vendet tona. Me theks të veçantë ishte mbrojtja e identitetit tonë kulturor dhe historik, mbrojtja e shqiptarizmës dhe duke specifikuar rreziqet nga vijnë dhe ku mund të na dërgojnë ato. Ishin diskutime të pakompromis kundër fenomeneve negative por gjithsesi në natyrën e fillimit të mundësive tona përfaqësuese por edhe të rretheve mikpritëse vëllazërore.

Diskutimet dhe specifikimi i rreziqeve që vijnë sidomos nga muslimanizmi dhe ortodoksizmi serb, ishin me theks të zëshëm nga grupi i Deçanit. Se rreziqet i ndjejnë i hetojnë dhe i luftojnë më përpara ato teritore shqiptare që janë buzë kufirit me të keqen dhe janë përvoja dhe sakrifica e parë e pengesës për depërtimin e pushtuesve. Këto përvoja i ndamë dhe i paralajmëruam së fundmi edhe në Luftën e Dytë Botërore por edhe në këtë të fundit për çlirimin e Kosovës.

Alberto Leka , ulur, dhe Vesel Lekaj, në këmbë, duke folur përpara të pranishmëve në Shkodër

Roli i intelektualëve dhe patriotëve të tjerë të mirfilltë por edhe i faktorëve të tjerë institucional duhet të rritet dhe të ket përfaqësues më funksional reprezentativ e të guximshëm dhe se ky vit 2024, duhet të qartësoi dhe forcoi përfundimisht identitetin tonë të lashtë në kontinentin Evropian në të cilin jetojmë.

U dhan disa ide nismash dhe u bënë të njohura disa veprimtari kulturore në këtë drejtim. U bënë vizita te varri i Gjergj Kastriotit dhe muzeu në Lezhë dhe u përshkruan disa histori të lashta të këtij vendi.

/gazetaimpakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne