Nisma në Deçan, Mustafë Bajrami: Islamofobia tek ne, pjellë komuniste serbo-sllave anti-shqiptare

Profesori në teologji dhe njohësi i mirë i besimit islam në Kosovë, Mustafë Bajrami ka kundërshtuar hapur nismën në një fshat në veri të Kosovës të një grupi burrash për largimin nga feja islame.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Bajrami thekson se lufta kundër islamit dhe hoxhallarëve shqiptarë është anti-shqiptare që buron nga armiqtë e shqiptarëve.

Për studiuesin e islamit, një nga ata që e ka iniciaur dhe qëndron pas nismës është Blerim Latifi, pasi ky i fundit mbrotji dhe mbështeti lëvizjes në Deçan të mbështetur edhe nga Serbia.

“Paraqitje bravoroze, bindëse dhe shumë dinjitoze e Hoxhë Fadil Musliu dhe juristit Abdullah Klinaku karshi dy shpifësve islamofobë të tërbuar. Për nga mënyra si e mbronte atë që e kishte në krah, i vetëquajturi ‘filozof i Kosovës’ përveç që dukej se është injorant tendencioz (për Bashkësinë Islame tha se e ka themeluar Tito në vitin 1952, ndërsa për Naim Frashërin tha se ka qenë ateist!!), dukej gjithashtu se qëndron si ideator apo inspirues prapa organizimit anti-islam që doli në shesh para pak ditësh. S’do mend se lufta kundër Islamit dhe hoxhallarëve tek ne e nisur nga ruso-sllavët që nga koha e Leninit dhe e vazhduar më pastaj nga komunistët e yshur nga po këta ruso-sllavë, vazhdon deri në ditët tona. Kjo luftë e ndytë e tyre ndryshon taktika, mënyra e metodologji, varësisht prej kohës dhe kush i ndërsen. Por në esencë, është përpjekje anti-kombëtare. Sepse atakon shumicën dërmuese të kombit tonë. Komunistët janë farë e rrezikshme për shqiptarët. Posaqërisht për neve besimtarëve muslimanë. Prandaj kam thënë dhe me insistim vazhdoj të them se islamofobia tek ne është pjellë e mendësisë komuniste serbo-sllave anti-shqiptare. Ajo dhe bartësit e saj janë shërbëtorë të armiqëve tanë. Në fakt, haptas dhe me mburrje paraqiten si armiq tanë…!”, shkruan Mustafë Bajrami në facebook.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne