Një predhë artilerie izraelite godet një spital në Liban

Një predhë artilerie e gjuajtur nga Izraeli në Liban ka goditur një spital në rajonin kufitar. Sipas agjencisë zyrtare libaneze të lajmeve NNA është kryer sulm artilerik nga Izraeli në jug të Libanit.Një predhë artilerie e lëshuar nga Izraeli goditi një spital publik në vendbanimin Mays al-Jabal të Libanit.

Mësohet se në incident nuk ka patur humbje jete, pasi predha në fjalë nuk ka shpërthyer.

Në përleshjet midis ushtrisë izraelite dhe Hezbollahut që nga 8 tetori janë vrarë 70 anëtarë të Hezbollahut dhe 4 ushtarë izraelitë./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne