“Aboslutisht nuk është e vërtet”. Kështu shprehet Kryeministrja italiane, Georgia Meloni, lidhur me lajmet e përhapura se ajo po bëhej gati të blinte një vilë në Palasë.
Lajmi u publikua nga mediat italiane, por në një reagim të kryeministres së Italisë, ajo mohon gjithçka, shkruan “Corriere della Sera”.
Një tjetër çështje që ka shqetësuar prej disa orësh pushimet e kryeministres, është pikërisht ideja se ajo mund të tundohet për të blerë një vilë buzë detit në Shqipëri“Nuk është absolutisht e vërtetë. Si mund të jepen si lajm gjërat që nuk i kam menduar asnjëherë,” citon gazeta kryeministren italiane.
Pak ditë më parë gazeta ‘Il Foglio’ publikoi një artikull sipas të cilit kryeministrja italiane po blinte një vilë me pishinë në bregdetin e Palasës.
Kryeministria gazetës, e cila i referohej burimeve politike dhe diplomatike nga Tirana, investimi i Melonit do të çimentonte edhe më tej marrëdhenien e saj me Edi Ramën. Por sipas Corrieres të gjitha këto janë të pavërteta dhe pjesë e një fushate shpifje mbi kryeministren italiane.