Numri i dëshmorëve në Gaza arriti në 2329 persona më shumë se 9 mijë të plagosur

Ministria e Shëndetësisë e Gazës ka bërë të ditur numrin e fundit të dëshmorëve dhe të plagosurve palestinezë që nga fillimi i betejës “Stuhia Al-Aksa”.

Kjo minsitri informon se deri më tani kanë rënë dëshmorë 2 mijë e 329 persona dhe janë lënduar 9 mijë e 42 persona. Sipas IRNA, burimet palestineze të lajmeve mëngjesin e sotëm njoftuan se regjimi sionist bombardoi zona të ndryshme të Rripit të Gazës. Regjimi sionist në këto sulme ka përdorur avionë luftarakë dhe artileri.

Avionët luftarakë izraelitë gjithashtu shënjestruan stacionin e policisë Jabalia që ndodhet në veri të Rripit të Gazës. Spitali i Dëshmorëve Al-Aksa në Deir al-Balah, i vendosur në qendër të Gazës, gjithashtu është sulmuar nga regjimi sionist dhe si pasojë e këtij sulmi, një numër i madh civilësh ranë dëshmorë dhe u plagosën. Zëdhënësi i Ministrisë palestineze të Shëndetësisë në Gaza të dielën në mëngjes tha se 300 palestinezë ranë dëshmorë në sulmet e regjimit sionist në Gaza në 24 orët e fundit. Ushtria izraelite gjatë natës së kaluar e deri në mëngjesin e sotëm ka arrestuar 45 qytetarë palestinezë në zona të ndryshme të Bregut Perëndimor.

Regjimi i rremë sionist, përpjekjet e të cilit janë përqëndruar për të ndalur operacionet e rezistencës në territoret e pushtuara deri më tani kanë dështuar dhe liderët e këtij regjimi janë ende në tronditje nga dështimi i tyre i paprecedentë përballë rezistencës palestineze. Për këtë regjimi sionist vazhdon të sulmojë civilët palestinezë dhe të zbatojë planin për zhvendosjen e detyruar të palestinezëve duke e kthyer Gazën në një tokë të djegur./Parstoday

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne