Numri i ushtarëve izraelit të vrarë në përleshjet me grupet palestineze rritet në 315

Numri i ushtarëve izraelitë të vrarë është rritur në 315 që nga fillimi i përleshjeve mes Izraelit dhe grupeve palestineze më 7 tetor, tha ushtria. Zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Daniel Hagari, në një konferencë për shtyp dha informacione të përditësuara për numrin e ushtarëve që kanë humbur jetën në konflikt.

Duke thënë se familjet e 315 ushtarëve dhe oficerëve janë njoftuar deri më tani për vdekjen e tyre, zëdhënësi i ushtrisë tha se “numri i pengjeve në Rripin e Gazës është 238”. Hagari tha se “sulmet tokësore” në Gaza do të vazhdojnë dhe se “Nuk do të hyjë karburant në Rripin e Gazës, ky është një vendim në nivel politik dhe ne po e zbatojmë atë”./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne