Numri i vdekjeve nga sulmet izraelite në Gaza rritet në 16.248, përfshirë 7.112 fëmijë

Numri i vdekjeve palestineze nga sulmet izraelite në Rripin e Gazës ka arritur në të paktën 16.248. Zyra për media e qeverisë në Rripin e Gazës njoftoi se numri i viktimave përfshin 7.112 fëmijë dhe 5.885 gra, ndërkohë më shumë se 43.616 palestinezë janë plagosur.

Sipas zyrës për media, rreth 7.600 persona mbetet të pagjetur. Izraeli nisi sulme të pamëshirshme ajrore dhe tokësore në Rripin e Gazës pas një sulmi ndërkufitar nga Hamasi më 7 tetor.

Sipas shifrave zyrtare, numri i të vdekurve izraelitë në sulmin e Hamasit ishte rreth 1.200./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne