Samiti i Gjirit Arab bën thirrje për ndjekjen e përpjekjeve ndërmjetësuese për armëpushim në Gaza

Pjesëmarrësit në samitin e 44-të të Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit (GCC) ka kërkuar ndjekjen e përpjekjeve të ndërmjetësimit për të arritur një armëpushim në Rripin e Gazës.

“Ne do të vazhdojmë të bëjmë përpjekje për të rivendosur armëpushimin dhe për të liruar pengjet dhe të burgosurit”, tha kryeministri i Katarit, Mohammed bin Abdulrahman Al-Thani, në një konferencë për media pas përfundimit të samitit të GCC-së në kryeqytetin Doha.

Al-Thani, i cili është gjithashtu ministër i jashtëm i Katarit, tha se pjesëmarrësit në samitin e GCC-së theksuan rëndësinë e “ndërmjetësimit të vazhdueshëm për të arritur një armëpushim të qëndrueshëm, si dhe për hapjen e kalimeve dhe korridoreve të sigurta për dërgimin e ndihmave humanitare dhe nevojave thelbësore për popullin e Gazës”.

Pjesëmarrësit gjithashtu ranë dakord, siç tha ai, unanimisht për domosdoshmërinë e “fillimit të një procesi politik që çon në një paqe të qëndrueshme, gjithëpërfshirëse dhe të drejtë për popullin palestinez me të drejtat e tij legjitime të bazuara në rezolutat e legjitimitetit ndërkombëtar, Iniciativën Arabe të Paqes dhe zgjidhjen me dy shtete, si dhe krijimin e një shteti të pavarur palestinez në kufijtë e vitit 1967 me Kudsin Lindor si kryeqytet”.

Më herët, Emiri i Katarit, Sheikh Tamim bin Hamad Al-Thani, tha se Rripi i Gazës nuk është një çështje e sigurisë izraelite.

“Sfida nuk qëndron në zgjidhjen e çështjes së Gazës sikur të ishte një çështje e sigurisë izraelite që kërkon rregullime të sigurisë që i nënshtrojnë brezit kërkesat e saj”, tha emiri në fjalën e tij në hapjen e samitit.

“Zgjidhja më tepër qëndron në përfundimin e pushtimit (izraelit) dhe zgjidhjen e çështjes së popullit palestinez”, tha ai.

Emiri i Katarit e cilësoi të turpshëm mos veprimin ndërkombëtar ndaj sulmit të vazhdueshëm izraelit në Rripin e Gazës.

Samiti i GCC-së u mbajt mes sulmeve të pamëshirshme ajrore dhe tokësore izraelite në Rripin e Gazës pas një sulmi ndërkufitar nga Hamasi më 7 tetor. Sipas autoriteteve shëndetësore në Rripin e Gazës, të paktën 15.899 palestinezë janë vrarë dhe më shumë se 42 mijë të tjerë janë plagosur që atëherë.

Sipas shifrave zyrtare, numri i të vdekurve izraelitë në sulmin e Hamasit është rreth 1.200./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne