Të paktën 7.800 të burgosur palestinezë në burgjet izraelite

Sipas Shoqatës Palestineze të të Burgosurve, të paktën 7.800 palestinezë mbahen në burgjet izraelite. Shoqata tha se të arrestuarit përfshijnë 33 gra, 166 fëmijë dhe 2.873 persona që mbahen pa u gjykuar ose pa akuzë nën politikën famëkeqe administrative të Izraelit.

Tensionet janë rritur në të gjithë Bregun Perëndimor mes një ofensive ushtarake izraelite në Rripin e Gazës pas një sulmi ndërkufitar nga Hamasi më 7 tetor. Para shpërthimit të konfliktit të Gazës, numri i të burgosurve palestinezë në burgjet izraelite vlerësohej në rreth 5.250, përfshirë 1.319 të mbajtur pa akuzë apo pa u gjykuar.

“Forcat izraelite arrestuan 3.580 palestinezë në Bregun Perëndimor pas 7 tetorit”, tha organizata joqeveritare palestineze. Të premten, Izraeli rifilloi sulmet ajrore dhe tokësore në Rripin e Gazës pas përfundimit të një pauze humanitare 1-javore me Hamasin.

Të paktën 15.899 palestinezë janë vrarë dhe më shumë se 42 mijë të tjerë janë plagosur që kur Izraeli filloi një fushatë masive ushtarake në Rripin e Gazës pas sulmit ndërkufitar nga Hamasi më 7 tetor. Sipas shifrave zyrtare, numri i të vdekurve izraelitë në sulmin e Hamasit ishte rreth 1.200./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne