OBSH: Duhet të marrin fund dhuna dhe vuajtjet e tmerrshme në Gaza

Drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus deklaroi se numri i njerëzve që humbën jetën në sulmet e Izraelit në Gaza i kaloi 30 mijë.

Ghebreyesus në postimin e tij në platformën e rrjeteve sociale X tha se numri i personave që humbën jetën në Gaza i kaloi 30 mijë, shumica e të cilëve ishin gra dhe fëmijë.

Duke theksuar se më shumë se 70 mijë palestinezë u plagosën në Gaza, Ghebreyesus tha: “Kjo dhunë dhe vuajtje e tmerrshme duhet të përfundojë. Armëpushim”./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne