Ofendoi gardianët dhe Safet Bajrin, Sokol Sanxhaktari dhunohet keq në burgun e Reçit

Sokol Sanxhaktari, i dënuari me 15 vite burgim për akuzën e vrasjes së Florian Lamçes është dhunuar keq në burgun e Reçit. Lajmi u konfirmua nga burime pranë policisë së burgjeve, të cilët thanë se gjithçka ka ndodhur pak ditë më parë pas një sherri që nisi fillimisht mes Sanxhaktarit dhe disa gardianëve që shërbejnë brenda burgut dhe më pas në konflikt ka hyrë dhe Safet Bajri e miqtë e këtij të fundit, të cilët janë të izoluar në burgun e Reçit në Shkodër.

Sipas burimeve, i dënuari Sokol Sanxhaktari, ka nisur konfliktin me një nga gardianët e brendshëm të burgut, duke lëshuar fyerje ndaj tij.

Gardianët janë përpjekur ta neutralizojnë dhe qetësojnë, por nuk ja kanë dalë dot. Në këtë konflikt ka ndërhyrë dhe Safet Bajri, që është izoluar në këtë burg nga SPAK, pasi akuzohet për vrasjen e Fatbardh Licit në Shkodër.

Mes Sokol Sanxhaktarit dhe Safet Bajrit, janë shkëmbyer sharje dhe ofendime, ndaj të dyja palët janë përfshirë në përplasje fizike. Mësohet se në këtë sher kanë ndërhyrë dhe shokët e tjerë të Safet Bajrit, të cilët kanë rrahur Sokol Sanxhaktarin.

Sipas burimeve, sheri masiv ndodhi për shkak se të gjitha dyert e brendshme të dhomave në sektorin ku ka ndodhi përplasja fizike qëndrojnë të hapura, duke i lejuar akses të dënuarve dhe paraburgosurve të shkojnë në dhomat e njëri-tjetrit.

Pas rrahjes, Sokol Sanxhaktari është nxjerrë nga sektori duke e akomoduar në një sektor tjetër. Kjo nuk është hera e parë që të dënuarit të njohur që ndodhen të izoluar në burgjet shqiptare, përfshihen në rrahje dhe përplasje masive të dhunshme./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund tju interesojne