Ola Xama: Kompania e bashkisë nxorri banorët forcërisht nga banesat, u shkatërroi jetën

Gazetarja Ola Xama tha se një kompani e krijuar nga bashkia e drejtuar nga Veliaj, një vit pas tërmetit të 26 nëntorit 2019, ka nxjerrë forcërisht banorët në disa zona të Tiranës, duke u shkatërruar jetën.

“Tirana DC” është në pronësi të bashkisë së Tiranës që u themelua një vit pas tërmetit të 26 nëntorit 2019, që kishte në statut edhe zhvillimi  e sektorit imobiliar dhe zhvillimin  e pronave të bashkisë. Në fillim ishte administrator Redi Molla dhe më pas Mariglen Qato.

Nga ajo që unë kam takuar në terren me banorët në Tiranë të cilëve u është shkatërruar jeta nga “Tirana DC” sepse nxirreshin forcërisht nga banesat e tyre te 5 Maji, Myslym Keta, Kombinatit, Astirit, te ish-Uzina Dinamo, ku është një pallat në gjendje shumë të mirë dhe 4 vite pas tërmetit bashkia mendon se është e rrezikshme të jetosh. Janë 55 familje dhe nuk u thuhet as se ku do të akomodohen më parë.

Rasti ekstrem ishte i një banoreje 84 vjeçe që u nxorr jashtë, ndërkohë që është ulur fondi i bonusit të qirasë dhe çdo javë ka protesta para bashkisë”-tha Xama./tpz

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne