Opozita zhvillon protestën, ulet numri i pjesëmarrësve

Partia Demokratike po zhvillon protestën e radhës kombëtare. Sali Berisha bashkë me një grup militantësh marshoi nga selia drejt Kryeministrisë. Përveç numrit të paktë të militantëve që e shoqërojnë Berishën nga pas, as kushtet atmosferike nuk janë në favor të PD sot teksa reshjet e shiut sa vijnë dhe janë intensifikuar.

Kësaj radhe Berisha ka rikthyer si strategji ‘shëtitjet’ në kryeqytet. Por, pritet të shihet reagimi i policisë së shtetit, pasi kryepolici ka njoftuar se leja i është dhënë PD për të zhvilluar protestën vetëm në bulevard, e në rast shkeljesh ligjore, do të merren masa. Demokratët e ka konsideruar këtë deklaratë të kryepolicit si një provokim.

Reth 1500 efektivë janë mobilizuar në terren për garantimin e mbarëvajtjes së tubimit dhe ruajtjen e rendit. Vetë kryepolici Skënder Hita ka dalë në terren teksa ka porositur efektivët për të ruajtur qetësinë dhe për të treguar profesionalizëm.

Kjo është protesta e 8-të që Partia Demokratike organizon nën moton ‘kilometri i fundit’, por asnjëra prej tyre nuk i është afruar aspak qëllimit për të rrëzuar qeverinë e drejtuar nga Edi Rama, përveç se ka prodhuar dhunë me molotovë e mjete piroteknike ndaj efektivëve të policinë, institucioneve si dhe deklarata boshe nga kreu i PD, Sali Berisha./gazetaimpakt

NDANI KËTË POSTIM

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund tju interesojne