Organizata e Bashkëpunimit Islam (OBI) dënoi sulmin e Izraelit ndaj Kishës Ortodokse Greke në Gaza, ku ishin strehuar persona të zhvendosurit.
Në deklaratën e bërë në llogarinë e OBI-së në rrjetin social “X”, thuhet se Izraeli ka shkelur qartë të drejtën ndërkombëtare dhe të drejtën ndërkombëtare humanitare me sulmin që kishte në shënjestër Kishën Ortodokse Greke në Gaza.
Në deklaratë thuhet: “Organizata e Bashkëpunimit Islam dënon sulmin e okupimit izraelit ndaj Kishës Ortodokse Greke në Rripin e Gazës, i cili shkaktoi vdekjen e shumë civilëve, duke përfshirë gra dhe fëmijë”.
Praktika e ndëshkimit kolektiv e Izraelit dhe privimi i popullit të Gazës nga nevojat themelor çoi në një fatkeqësi humanitare, thuhet më tej.
“OBI-ja përsërit thirrjen e saj për ndërhyrje urgjente nga komuniteti ndërkombëtar për të ndaluar agresionin brutal ushtarak të Izraelit kundër popullit palestinez”, tha organizata.
Ushtria izraelite dje kreu një sulm ndaj Kishës historike Ortodokse Greke Shën Porfiri, ku strehoheshin palestinezë të zhvendosur si rezultat i sulmeve në Gaza. Të paktën tetë persona vdiqën dhe dhjetëra u plagosën në sulm./AA