Presidenti kolumbian njofton se do të hapin ambasadë në Palestinë

Presidenti i Kolumbisë, Gustavo Petro, pas takimit me ambasadorin e Izraelit dhe atë të Palestinës në Bogota, njoftoi se do të hapin ambasadë në Ramallah.

Në një postim nga llogaria e tij në median sociale, Petro ndau fotografitë e bëra me ambasadorin e Izraelit në Bogota, Gali Dagan, dhe ambasadorin e Palestinës në Bogota, Raoulf Almalk.

Pas takimit me ambasadorët, Petro vuri në dukje se do të hapin ambasadë në Ramallah.

“I kam shprehur qëndrimin tim për arritjen e një konference ndërkombëtare paqeje që do të hapë rrugën për dy shtete të pavarura dhe të lira. Vura theksin e solidaritetit tim me fëmijët izraelitë dhe palestinezë të cilët duhet të jetojnë në paqe dhe të kenë këto të drejta. Në Gaza do të dërgojmë një avion me ndihma humanitare. Kolumbia do ta hapë në Ramallah ambasadën e saj në Palestinë”, tha Petro.

Petro mbështetje për Palestinën

Presidenti kolumbian Petro, në një deklaratë të bërë nga llogaria e tij në median sociale “X” më 9 tetor, kritiko mënyrën e kundërpërgjigjes së Izraelit ndaj Hamasit.

Duke ndarë nga llogaria e tij në median sociale fotografitë e fëmijëve palestinezë që humbën jetën si pasojë e sulmeve izraelite, Petro u shpreh: “Rruga e vetme që fëmijët palestinezë të flenë të qetë është fjetja në qetësi e fëmijëve izraelitë. Rruga e vetme që fëmijët izraelitë të flenë të qetë, është fjetja në qetësi e fëmijëve palestinezë”./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne