Petro Prodani
Grimca historike
Emri Muzak/Muzaka e ka zanafillen ne lashtesine Helene/Greke. Ai pershkruan nje person optimist dhe te gezuar.
Ne gjuhen shqipe egziston nje shprehje qe perkufizon nje person ne frymezim e siper: Ate e ka zene muza …
Ne Mitologjine Helene/Greke ekzistonin nente Muse/Μοῦσαι. Emrat e tyre ishin: Efterpi, Erato, Kaliopi, Klio, Melpomeni, Polihymnia, Thalia, Terpsihori dhe Urania. Ato ishin vajzat e Zeusit dhe kujdeseshin per letersine, shkencen, artin dhe festimet. Pak a shume, detyra e tyre ishte menaxhimi i aneve pozitive dhe te gezuara te jetes.
Pikerisht keshtu lindi emri Muzak/Muzaka/Muzakis …
Natyrshem, emri u kthye ne mbiemer dhe vazhdon te jete i perhapur kryesisht ne Greqi.
Ne gjuhen shqipe sinonimi i emrit Muzak eshte:
Gezime, per gjinine femerore.
Gezim, per gjinine mashkullore
Nuk mund te them se kur Muzak filloi te perdorej si emer personal, por mund te them se vazhdon te perdoret si mbiemer edhe sot e kesaj dite ne Greqi dhe ne vendet/shtetet ku greket kane emigruar historikisht. Me poshte tregohen tre shtetas greke me te njejten emer dhe mbiemer: Andreas Mouzakis.
Ata ishin identifikuar ne regjistrimin e pergjithshem qe Qeveria Amerikane ndermori gjate viteve 1917-1918.
Gjithashtu, ne keto regjistrime shfaqen dhe shume meshkuj te tjere greke qe mbajne te njejtin mbiemer. Nderkohe, nuk kam mundur te gjej ndonje shqiptar me kete mbiemer.
Si konkluzion, emrat e Musave te lartpermendura, kane hyre ne Traditen dhe Kulturen Shqiptare nga kontakti qe kjo e fundit ka patur me Boten Helene/Greke. Ketu perfshihet dhe vete emri Muzak.
Bile, nuk eshte cudi qe dhe fjale ‘Nuse’ te jete derivat i emrit ‘Muse’. A nuk eshte fjala ‘Nuse’ nje sinonim i gezimit familjar ?/fb

















