SI POLITIKANËT LAIK NGA SHQIPËRIA DHE KOSOVA “BËHEN FETAR” NË SHBA (VETËM 10 MINUTA)!!

Lufti Bilalli 

Parija jonë lutjet mëngjesit i reciton pa problem “edhe pse namazin e sabahut e falin pa abdes” ! Mbase religjionin e “njohin perfekt” ? Munden edhe ta gënjejn Ameriken me fetarin e tyre por Zotin sigurisht që JO !
Mëngjesi i 74-t Tradicional i Lutjeve u zhvillua më 5 shkurt( e enjte), në Washington, si një nga ceremonitë më të rëndësishme vjetore që bashkon lidershipin ndërkombëtar për reflektim, dialog dhe lutje. Ky aktivitet zhvillohet që nga viti 1953 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, çdo të enjte të parë të shkurtit
Çka janë”Lutjet e mëngjesit” të të krishterëve ?
Lutjet e mëngjesit në SHBA, shpesh të quajtura “Lutja e Mëngjesit” janë lutje të krishtera që e fillojnë ditën me falënderime, kërkesa për udhëzim dhe reflektim mbi Zotin. Ato janë reflektim në traditën Anglikane/Episkopale, por praktikohen edhe në të gjitha besimet fetare, për të gjetur forcë dhe qetësi për ditën që vjen. Ato shpesh përbëhen nga tekste liturgjike nga Libri i Lutjes së Përbashkët, të recituara si privatisht ashtu edhe në mënyrë kolektive në kisha. Zakonisht një kombinim lutjesh, psalmesh, leximesh biblike. Ato shërbejnë si një fillim i shkurtër (afërsisht 10 minuta). Përveç formave të strukturuara, ekzistojnë edhe lutje personale, spontane të mëngjesit që shprehin mirënjohje dhe besim në Zot
Teksti kishtar i Lutjeve të Mëngjesit :
1. Je Shpëtimtari im, Zot, kur jam zgjuar, dhe ruaje mua kur fle, le të kaloj ditën time me ty,
dhe natën të pushoj në paqen tënde.
2. O Zoti im, unë besoj në ty, sepse ti je vetë e Vërteta. O Zoti im, shpresoj dhe besoj në ty, për shkak të premtimeve të tua ndaj meje.
O Zoti im, të dua mbi të gjitha gjërat, sepse ti vetë je kaq i mirë; më mëso të të dua çdo ditë
e më shumë.
3. Shën Mari, je një nënë për mua. Engjëj dhe shenjtorë të Zotit, lutuni për mua. Zoti na bekoftë dhe na ruajtë nga çdo e keqe dhe na sillni në jetën e përjetshme. Shpirtrat e besimtarëve të vdekur, nëpërmjet
mëshirës së Zotit, u prehëshin në paqe. Amen !/fb

NDANI KËTË POSTIM

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund tju interesojne