AVANSIM HISTORIK NË RAPORTET TURQI-EGJIPT!

Mustafë Bajrami 

Pas një periudhe mbi 10 vjetë të marrëdhënieve tejet të tendosura deri në përmasa armiqësie, Turqia dhe Egjipti kanë krijuar sërish një miqësi që po cilësohet si historike. Vetëm përgatë vzitës së fundit të Erdogan në Kajro është nënshkruar një marrëveshje 7 pikëshe në vlerë prej 15 miliardë dollarë.

Turqia është afruar aq shumë me Egjiptin, Arabinë Saudite, Indonezinë Pakistanin e më parë edhe me Katarin sa Izraeli është duke i shikuar me trishtim këto marrëdhënie të reja. Dje në Tel Aviv është thënë se afrimi deri në këto përmasa i Turqisë me Egiptin është rrezik për vendin dhe se duhet kontrolluar për së afërmi çdo hap të Egjiptit tani e tutje.

Kam thënë edhe më parë: Fitorja spektakolare e Turqisë në Siri i ka hapë asaj rrugën për tu kthyer në Lindjen e Mesme si asnjëherë më parë. Vetëm në kohën e Perandorisë Osmane Turqia ka qenë më e fortë se tani në Lindje të Mesme. /fb

NDANI KËTË POSTIM

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund tju interesojne