Palestina shtet/ Netanyahu të mbajë përgjegjësi për genocidin që po bën!

Situata ne Gaza është alarmante, ku numri i të vrarëve ka kaluar 25000 palestinezë kryesisht gra dhe fëmijë nga sulmet Izraelite.

Në një postim në facebook Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe e Shtetit të Palestinës i bën thirrje Bashkimit Evropian të njohë Shtetin e Palestinës, dhe Netanyahun ta vendosin para përgjegjësisë.

Deklarata e Ambasadës Palestineze në Shqipëri:

I bëjmë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të vendosë Netanyahun para përgjegjësisë për pohimet se ka minuar të gjitha shanset për paqe.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës dënon ashpër mburrjen e vazhdueshme të kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu për kundërshtimin e tij për ngritjen e Shtetit të pavarur Palestinez. Njëkohësisht Ministria dënon ashpër ambiciet e tij koloniale për anti-paqe, si dhe kokëfortësinë e tij për të vazhduar kontrollin ndaj popullit palestinez dhe pushtimin e tokës së tij, tokë e cila është e njohur nga legjitimiteti ndërkombëtar. Ai mburret për minimin e çdo mundësie për të krijuar Shtetin Palestinez për të cilën këmbëngul që kur ka ardhur në pushtet në vitin 2009 e deri tani, herë nën sloganin e të ashtëquajtur “siguri”, dhe herë nën pretekstin e kërcënimit ekzistencial të shtetit pushtues, duke u zotuar në deklaratat e tij të reja se do të mbajë këtë qëndrim për sa kohë të jetë kryeministër.

Ministria thekson se Netanyahu dhe koalicioni i tij qeverisës i së djathtës dhe së djathtës ekstreme pranojnë edhe një herë se kanë minuar të gjitha mundësitë për të ringjallur proçesin e paqes, duke zgjedhur luftërat dhe spiralen e dhunës dhe kaosit në arenën e konfliktit, duke çuar në realizimin e ambicieve kolonialiste, ekspansioniste, zëvendësuese të së djathtës ekstreme dhe aneksimin e territorit të pushtuar palestinez dhe zhvendosjen e popullsisë.

Ministria nënvizon se është koha që komuniteti ndërkombëtar të vendosë sanksione ndaj Netanyahut dhe koalicionit të tij dhe t’i bëjë ata përgjegjës të plotë dhe të drejtpërdrejtë për spiralen e luftërave, dhunës dhe katastrofës humanitare që ka goditur popullin tonë, si dhe t’i bëjë përgjegjës për minimin e proçesit të paqes, për minimin e të gjitha formave të negociatave, dhe përmbysjen e të gjitha marrëveshjeve të nënshkruara.

Në këtë drejtim, Ministria i bën thirrje Bashkimit Evropian, vendeve anëtarë të tij, si dhe administratës amerikane të marrin iniciativën për të njohur Shtetin e Palestinës për të mbrojtur zgjidhjen me dy shtete dhe për të mbështetur përpjekjet palestineze për të pranuar anëtarësimin e saj të plotë në Kombet e Bashkuara, sepse njohja evropiane dhe amerikane e shtetit palestinez është ajo që vendos fillimin e një proçesi paqeje dhe negociata të vërteta që e detyrojnë Netanyahun t’i nënshtrohet vullnetit ndërkombëtar për paqe, i jep fund pushtimit dhe arrin sigurinë dhe stabilitetin në rajon./gazetaimpakt

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne