Pallati u përfshi nga flakët, riaktivizohet vatra e zjarrit në qendrën tregtare në Lushnje

Zjarri është riaktivizuar në qendrën tregtare “Metropol” në qytetin e Lushnjes mbrëmjen e sotme.

Një vatër në katin e fundit të pallatit 12-katësh është aktivizuar sërish. Sipas tij dyshohet se zjarri është ngjitur në katin e fundit përmes aspiratorëve të godinës.

Raportohet se forcat zjarrfikëse po ndërhyjnë me vinç që të ngjiten lart dhe të hedhin ujin për shuarjen e flakëve.

Kujtojmë se pallati u përfshi nga flakët ditën e sotme për arsye ende të pazbardhura zyrtarisht, ndërsa të gjithë banorët janë evakuuar dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne