Grupi izraelit i industrisë ushqimore paralajmëron për mungesë të mundshme për shkak të sulmeve në Detin e Kuq

Shoqata e Industrive Ushqimore e Izraelit ka paralajmëruar për një mungesë të mundshme ushqimore për shkak të sulmeve të rebelëve Houthi ndaj anijeve në Detin e Kuq. “Ekziston rreziku i mungesës së ushqimit në raste urgjente pas kërcënimeve në Detin e Kuq mes zhvillimeve aktuale në luftën e Gazës”, tha shoqata izraelite.

Siç raporton e përditshmja ‘Maariv’, shoqata bëri thirrje për marrjen e masave për të siguruar që prodhimi i ushqimit të Izraeli të mos shkojë nën më pak se 75 për qind e nevojave ushqimore të vendit. “Dështimi për të marrë këto masa do të shkaktojë një mungesë të madhe ushqimore në kohë lufte dhe emergjencash”, tha Shoqata e Industrive Ushqimore.

Rebelët Houthi, të mbështetur nga Irani në Jemen, kanë rritur ndjeshëm përfshirjen e tyre në konfliktin aktual në Rripin e Gazës duke vënë në shënjestër anijet në jug të Detit të Kuq. Houthi u zotua se do të sulmojë anijet me destinacion Izraelin në shenjë mbështetjeje për palestinezët në Rripin e Gazës.

Izraeli ka goditur Rripin e Gazës që nga sulmi kufitar i Hamasit më 7 tetor, duke vrarë të paktën 20.674 palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë, si dhe duke plagosur rreth 54.530 të tjerë. Sulmet izraelite e kanë shndërruar Gazën në gërmadha, me gjysmën e banesave të territorit bregdetar të dëmtuara ose shkatërruara dhe me pothuajse 2 milionë njerëz të zhvendosur brenda enklavës me një popullsi të dendur mes mungesës së ushqimit dhe ujit të pastër./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne