Nga Azem Kovaçi
1) …ne Konferencen e Rambujes ne 1998 amerikanet as qe e konsideronin si opsion panvarsine e Kosoves…thjesht shqiptareve ju ofrua nje autonomi brenda serbise …… shqiptareve ju be presion qe te firmosnin ose ndryshe s’kishte me negociata dhe do te mbeteshin nen serbi ashtu siç ishin.
…..dhe ne fakt po te kishin firmose edhe serbet ne Rambuje. ..rrjedhja e ngjarjeve do te kishte marre qasje tjeter…
PRA ishte nje aksident politik e asaj çfare pasoi….me intervenimin modest te NATO-s. E them modest sepse modest ishte. NATO-JA vrau me shume shqiptare sa sa serb gjate bombardimeve. Nejse.
Shkaku kryesore i nderhyrjes se perendimoreve ishte evitimi i nje lufte te hapur shqiptaro-sllave.
Perendimoret nuk donin nje tjeter vater lufte ne zemer te Europes pas asaj te Bosnjes……e dinin se Shqipëria do te ingranohej ne lufte ..prej aty gjerat do te pershkallezonin…ne nje lufte te gjere qe do te ndizte te gjithe Ballkanin dhe jo vetëm.
PRA amerikanet/perendimoret ishin te detyruar ta adresonin “problemin shqiptare” qe ishte si fuqi baruti nga dita ne dite per te plasur….pra ndaluan shqiptaret qe te bashkohen etnikisht.
Si rrjedhoje amerikanet pas luftes….edhe pse shqiptaret ishin viktima te nje gjenocidi sllav dhe kishin humbur me mijera njerez , mall e pasuri…
Amerikanet (aleati strategjik) u Imponuan shqiptareve
1)Ballkanin e hapur (tashme te gjysem te vdekur)
2)Zajednicen/asocacionin serb ne Kosove
3)Çakorrin
4)Mitrovicen e ndare (konflikt i ngrire)
5)Ujmanin
6) Dhomat Speciale te Hages
7)Kosoves nuk i lejohet ushtri dhe as bashkim me Shqiperine.. (defakto jo panvarsi)
8) Bazen ushtarake “bond steel” te dyten me te madhe ne Europe ..per interesat te veta gjeostrategjike ..dhe jo shqiptare…
Jane aludime idioteske te pellazgve injorant kur thone se amerikanet shpenzuan 500 miliard dollar ne luften e Kosoves..
NE ANEN TJETER SHQIPTARET….NE 1998
2) E kishin e filluar luften per liri…UÇK-ja kishte dale ne pah…legjendari Adem Jashari ishte shkrire per vatan familjarisht, ….per shqiptaret nuk kishte me kthim mbrapa …….
Ndoshta lufta do te zgjaste me tej dhe do te kishim me shume humbje ne njerez….por shqiptaret do te kishin marre te tyren.. sepse po luftonin per vatanin e tyre….
Pra..statuti aktual i Kosoves eshte me shume merite dhe arritje kombetare se sa e amerikaneve te pellazgve… mjaft absurditetit dhe nençmimit kombetare.
Keto sahanlepirjet e pashtylle kurrizoreve te politikes shqiptare jane pa vend dhe pa dinjitet…..sepse shqiptareve nje padrejtësi nje shekullore kunder tyre po u çohej ne vend nga perendimoret ne fund te fundit…/gazetaimpakt