Paralajmërimi i mbretit të Jordanisë rreth vazhdimit të luftës kundër Gazës në muajin e Ramazanit

Gjatë takimit me kreun e Autoritetit Palestinez, Mbreti i Jordanisë paralajmëroi rreth zgjerimit të fushës së konfliktit dhe vazhdimit të luftës kundër Rripit të Gazës gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit.

Mbreti Abdullah II i Jordanisë, gjatë takimit me Mahmud Abbas, kreun e Autoritetit Palestinez në pallatin Al-Husseinyah në Aman, paralajmëroi se vazhdimi i luftës kundër Gazës gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit do të rrisë rrezikun e konflikteve. Sipas raportit të agjencisë palestineze të lajmeve “Sama”, mbreti i Jordanisë theksoi nevojën për t’u përpjekur për të vendosur një armëpushim të menjëhershëm dhe të përhershëm në Gaza dhe për të mbrojtur jetën e civilëve të pafajshëm.

Gjatë takimit, Abdullah II deklaroi se Jordania do të vazhdojë të ofrojë ndihma humanitare dhe ndihma mjekësore për banorët e Rripit të Gazës. Mbreti theksoi kundërshtimin e vendit të tij ndaj çdo përpjekjeje për të ndarë Bregun Perëndimor dhe Rripin e Gazës, të cilat janë pjesë integrale e shtetit palestinez. Ai gjithashtu theksoi vazhdimin e koordinimit ndërmjet vendeve arabe, për të arritur një zgjidhje të drejtë për çështjen palestineze bazuar në zgjidhjen me dy shtete. Në këtë drejtim, Mahmud Abbas, presidenti i Autoritetit Palestinez, gjatë këtij takimi, duke vlerësuar qëndrimet e prera të Jordanisë nën udhëheqjen e Abdullah II në lidhje me ndalimin e luftës kundër Rripit të Gazës dhe mbrojtjen e jetës së civilëve, kërkoi nga komuniteti ndërkombëtar që të përmbushë përgjegjësinë e vet për të mbështetur dhe mbrojtur kombin palestinez./parstoday

 

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne