Web-i i INSTAT prej katër ditësh i bllokuar, po përditësohen të dhënat pas sulmit kibernetik

Sot për të katërtën ditë radhazi web-i Institutit të Statistikës www.instat.gov.al është jashtë funksionit. Të dhënat nuk janë të aksesueshme pasi sipas burimeve zyrtare të INSTAT, sistemet online janë fikur pasi po punohet për azhurnimin të dhënave që u dëmtuan më sulmin kibernetik.

Përditësimi i sistemeve në mënyrë që të behën funksionale kërkon shkëputje referuan burimet nga INSTAT, teksa të dhënat janë prej ditësh të paksesueshme.

Për herë të dytë brenda muajit të dhënat e INSTAT dhe databazat nuk janë të disponueshme për përdoruesit. Në fillim tw muajit web u bllokua për 5 ditë nga sulmi i grupit të hakerave ‘Homeland Justice’ të cilët kishin sulmuar serverat dhe web-in.

Pas bllokimit disa ditor të dhënat u rikthyen pjesërisht, por në katër ditët e fundit web -i nuk është ribllkouar sërish, por këtë herë nga ekspertët IT në INSTAT. Burimet  brenda institucionit nuk dhanë afat se do të zgjasë bllokimi, por pohuan se punohet me intensitet për të rikthyer aksesimin e të dhënave.

Pavarësisht arsyes të dhënat të detajuara të statistikave zyrtare të vendit, për popullsinë, ekonominë, tregtinë, arsimin, shëndetësinë, etj nuk janë të disponueshme nga e shtuna e javës së kaluar. Në rastin më të mirë mungesa e tyre bllokon punën për një seri fushash dhe sektorësh që e kanë të bazuar aktivitetin në përpunimin dhe analizimin e të dhënave.

Gjatë fundjavës së kaluar “Homeland Justice’ njoftuan se kanë asks të plotë në 10 terrabite të INSTAT, duke përfshirë edhe të dhënat e Censit të Popullsisë dhe Banesave që u krye me 2023.

Ekspertë të IT që kanë punuar me sistemet publike sqaruan se përmasat e dëmit varen nga koha që grupi i hakerave ka qëndruar në sistem. Sa më e gjatë te ketë qenë koha e qëndrimit aq më i madh është dëmi, që përfshin aksesin edhe në sistemet Back-up. Këto sisteme shërbejnë për të ruajtur të dhënat në serverë të veçante në rast të një sulmi në sistemet me të cilat punohet.

Eksperti shpjegoi se metodat e hakerimit kanë evoluar shumë vitet e fundit, ndërkohë që ka shumë pak IT profesionist dhe përdoruesit e sistemeve nuk kanë kulturën bazike për të ruajtur nga sulmet./monitori

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne