Këngëtarja Parashqevi Simaku, do të takohet me djalin e saj dhe me ish-bashkëshortin Robert Nolfe.
“Jam në kontakt të përditshëm me Robert Nolfe. Takimi mes Robert, djalin dhe Parashqevi Simaku do ndodhë së shpejti! Por ndërkohë kërkoj publikisht ndalimin e menjëhershëm të persekutimit të familjes Nolfe. Kërcënimet online dhe sidomos ato me vdekje! Të gjitha këto dëmtojnë drejtpërdrejtë Parashqevi Simakun”-shkruan biznesmeni Ilirjani. Po ashtu, Ilirjani ka ndarë edhe një deklaratë të familjes Nolfe, e cila shprehet se nuk ka dashur kurrë ta largojë Parashqevi Simakun nga djali i saj.
“Deklaratë e familjes Nolfe: Unë kurrë nuk do të largoja një fëmijë nga nëna e tij. Gjithmonë e kam pyetur pse ajo nuk merr ndihmën që i nevojitet që të mund ta shohë atë. Më vinte keq për Lukën që nëna e tij nuk ishte në jetën e tij dhe u përpoqa ta ndihmoja Robin ta rriste, sepse të dy kishin nevojë për ndihmë.
Doja të sigurohesha që Luka të rritej në një mjedis të qëndrueshëm, të shëndetshëm dhe të dashur. I uroj Parashqevisë gjithë të mirat që i nevojiten për jetuar një jetë të lumtur dhe të mirë me djalin dhe familjen e saj. Isha në këtë situatë duke i besuar Robertit, E dija që ajo ishte një këngëtare nga Shqipëria si një yll adoleshent, por me të vërtetë nuk dija shumë për të”-është mesazhi që ka ndarë në Instagram Elton Ilirijani. /TCH