Partia Socialiste vendos në axhendën e Kuvendit marrëveshjen për refugjatët e Italisë

Marrëveshja e firmosur nga kryeministri, Edi Rama dhe homologia italiane, Giorgia Meloni pritet të futet në axhendën e Kuvendit, për të nisur shqyrtimet në Komisionet Parlamentare dhe më pas për t’u votuar në seancë. Socialistët e kanë përfshirë marrëveshjen me Italianë, që parashikon ngritjen e dy kampeve të refugjatëve në Shëngjin dhe në Gjadër të Lezhës.

Drafti do të miratohet sot në Konferencën e Kryetarëve, ndërkohë që maxhoranca duhet të vendosur për ta çuar deri në fund si nismë, edhe pse ajo ka patur shumë zëra kundër në arenën ndërkombëtare. Duket se marrëveshja do shqyrtohet online, si buxheti i shtetit, i cili u miratua në parim pa prezantim dhe pa debate, për herë të parë në gjithë këto vite.

Ndërkohë që kriza politike po bën që dhe punimet normale të Komisioneve Parlamentare të mos zhvillohen në praninë fizike të deputetëve, por vetëm online./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne