Pas Metës, Gjykata e Lartë nuk pranon as rekursin e Kryemadhit, e lë në “detyrim paraqitje”

Gjykata e Lartë mësohet se ka rrëzuar rekursin e deputetes Monika Kryemadhi. Kështu, Kryemadhi mbetet në masën e sigurisë “detyrim paraqitje”.

Ajo kërkonte shuarjen e masës të marrë kundrejt saj nga ana e GJKKO-së.

Kryemadhi është nën hetim nga Prokuroria e Posaçme nën dyshimin për pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarimit të pasurive, në lidhje me dosjen e CEZ-DIA dhe lobimin e LSI-së në SHBA./gazetaimpkat

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne