Vrasje tronditëse në Shkodër — Gjendet i pajetë 20-vjeçari Pavlin Preka

Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot komunitetin e fshatit “Guci e Re” në Shkodër, ku një i ri është gjetur i pajetë, me dyshimet se është vrarë me armë zjarri.

Policia dhe grupet e sigurisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, ndërsa hetimet po vijojnë për zbardhjen e plotë të krimit.

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 14:50, në fshatin “Guci e Re”, është gjetur pa shenja jete shtetasi P. P., rreth 20 vjeç, dyshohet i vrarë me armë zjarri.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër.

Ndërkohë ëdhtë ngritur një Grup i posaçëm hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon intensivisht për sqarimin e rrethanave, dokumentimin ligjor, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve. /gazetaimpakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne