Pas përfundimit të “pauzës humanitare” në Gaza, Izraeli ka vrarë 32 palestinezë brenda tre orëve

Në sulmet ajrore që ushtria izraelite ndërmori pas përfundimit të “pauzës humanitare” mëngjesin e sotëm ndaj Rripit të Gazës nën bllokadë ka vrarë 32 palestinezë. Ministria e Shëndetësisë në Gaza ka bërë një deklaratë lidhur me humbjet në sulmet që Izraeli rifilloi kundër rajonit.

“Brenda tre orëve pas përfundimit të pauzës humanitare numri i të vrarëve në sulmet e Izraelit ka arritur në 32 ndërsa dhjetëra të tjerë përfshirë gra dhe fëmijë janë plagosur”, thuhet në deklaratë. “Pauza humanitare” që hyri në fuqi të premten më 24 nëntor në orën 06:00 në kuadër të marrëveshjes mes Izraelit dhe Hamasit, përfundoi mëngjesin e sotëm.

Pas përfundimit të “pauzës humanitare” ushtria izraelite filloi sërish sulmet në Rripin e Gazës./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne