PAS PROTESTAVE NË SHQIPËRI NUK QËNDRON IRANI DHE RUSIA, POR PAS PROTESTAVE NË SHQIPËRI QËNDROJNË TURQIT DHE GJERMANËT. TURQIT DHE GJERMANET JANË VEGLA TË SIONIZMIT

Nga Bajramm Shabani

Të nderuar miq dhe ju armiq të botëkuptimeve të mia ideopolitike, personalisht jam APARTIAK por nuk jam APOLITIK. Nuk merrem me partitë politike në hapësirat shqiptare, por merrem me GJEOPOLITIKËN e botës se e kam pasion politikën ma do zemra dhe shpirti.

Sa i përket ngjarjeve në Shqipëri nuk më intereson thuajse aspak politika e mbrendshme atje, kush është në pushtet, nuk më intereson lufta e mbrendshme politike për pushtet në Shqipëri.

Lidhur me protestat e fundit në Shqipëri kam shkruar dhe kam shprehur bindjet e mia ideopolitike. Nëse këto protesta në Shqipëri janë për përmbysjen e SISTEMIT unë i perkrahi. Por në qoftë se keto protesta në Shqipëri janë për përmbysjen e RAMËS dhe Berishës nga pushteti, dhe jo për përmbysjen e SISTEMIT une jam kundër këtyre protestave te kuptohemi, dhe këtë e kam potencuar ne vazhdimësi në shkrimet e mia politike lidhur me Shqipërinë.

Nuk jam i interesuar që në Shqipëri të kete ndryshim të pushtetit, por jam i interesuar që në Shqipëri të ketë ndryshim të sistemit.

Nëse protestat në Shqipëri kanë për qëllim përmbysjen e SISTEMIT unë jam pro, por nëse protestat kanë për qëllim ruajtjen e SISTEMIT dhe rrëzimin e RAMËS dhe Berishës unë jam kundër.

Shqiptaret nuk kanë nevojë për reforma sipërfaqësore por kanë nevojë për reforma rrënjësore radikale, nëse bie Rama dhe Berisha pa rënë SISTEMI atëherë nuk kemi ndryshime radikale por vetëm rotacione politike.

Që nga fillimi i protestave më ka interesuar kush qëndron pas protestave, se protestat janë të organizuara nga jashtë. Nuk ka bir nëne këtu të tallet me intelegjencën time duke pohuar se populli qëndron pas protestave, keto broçkulla une nuk i besoj hiç amo hiç.

Sipas analizave të mia RUSIA dhe IRANI nuk kanë gisht në këto protesta, shkaku që RUSIA dhe IRANI nuk e kanë luksin për momentin të bejnë protesta në Shqipëri, shkaku që janë të zëna me Ukrainën dhe Lindjen e Mesme.

IRANI ka probleme me Amerikën dhe Izraelin dhe vendet arabe plus me kolonën e pestë mbrenda vendit, MOSSADI dhe CIA me MI6 anglez në IRAN janë shumë të fuqishëm kanë arritur ti vrasin të gjithë udheheqesit nga presidentin Ebrahim Raisin deri te liderin Suprem shpirteror Ajatollah Ali Hamenein.

Bien poshtë pohimet se pas protestave në Shqipëri qëndrojnë MOIS-i dhe IRGC iraniane, gjithashtu as ruset nuk qëndrojnë pas protestave. Atëherë shtrohet pyetja e hipotetike cilat shtete qëndrojnë pas protestave në Shqipëri, dyshimet e mia shkojnë te gjermanet dhe te turqit përderisa protesta kerkon rrezimin e Rames dhe Berishes por jo rrëzimin e SISTEMIT.

Zedhenesit e protestave në Shqipëri kërkojnë largimin e Ramës dhe të Berishës nga pushteti, por nuk kemi sllogane ANTIPERENDIMORE, ANTI-NATO, ANTIIMPERIALIZMIT ANGLOAMERIKAN.

Prandaj unë distancohem nga këto protesta qe behen për interesa të shteteve te huaja, e nuk behen për interesa të shqiptareve. Në interesin e shqiptareve nuk eshte hakmarrja ndaj RAMËS, por përmbysja e SISTEMIT, qe do të thotë SHQIPËRIA TË LARGOHET NGA NATO, TË LARGOHET NGA NDIKIMI ANGLOAMERIKAN, TË LARGOHET NGA AFRIMI ME BE, DHE TË AFROHET ME BRICS-IN DHE SHANGAIN.

Pas protestave në Shqipëri përderisa nuk qëndron IRANI dhe RUSIA, atehërë gishtin e drejtojmë te BND gjermane dhe te MIT-i turk, gjermanet dhe turqit sjpas Georg Fridmanit janë dy shtyllat e Amerikës. Shtylla e Amerikës për Evropen eshte Gjermania ndërsa për Azinë është Turqia, prandaj këtu unë shoh vetem rotacione politike e jo ndryshime rrenjesore qe ka nevojë populli shqiptar.

Keto protesta pas 30 ditesh i shoh sipas dialektikës hegeliane të dy të kundërtave, qe behen per ta harxhuar energjinë dhe mllefin e shqiptareve qe është akumuluar mbrenda këtyre 36 viteve të fundit. Duke zevendesuar keta me ca tjere edhe me te keqi se keta, dhe në fund populli shqiptar zhgenjehet dhe humb të gjitha shpresat edhe per 36 vite te tjera behet indiferent.

Në momentin kur i kam parë arkivolet për Ramën, Ballën dhe Berishën në protesta kam filluar te dyshoj, se ky stil është i gjermanëve dhe deri diku edhe i turqeve.

Në protesten e fundit u tha hapur që Amerika është aleati ynë, une si Bajram nuk e shoh veten këtu, kjo protestë është kundër bindjeve të mia politike, une e dua nje Shqipëri antiperendimore, anti te djathte, anti te majtë, anti SOROSISTE, ANTI-TRAMPISTE, ANTIAMERIKANE, ANTI-NATO, ANTI-BE. /gazetaimpakt

NDANI KËTË POSTIM

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund tju interesojne