Pas sulmit izraelit në Jemenin perëndimor, grupi Houthi thotë se goditi Izraelin jugor dhe një anije amerikane

Grupi jemenas Houthi tha sot se kanë kryer sulme që kishin në shënjestër Houthi jugor dhe një anije amerikane në Detin e Kuq. “Operacionet tona detare nuk do të ndalen nëse agresioni izraelit në Rripin e Gazës nuk ndalet”, tha zëdhënësi ushtarak i Houthive, Yahya Saree, në një fjalim televiziv.

Saree pohoi se grupi filloi një sulm në “zonat jetike në Eilat, në jug të Izraelit, me raketa balistike, duke arritur goditje direkte”. Ai tha se ata gjithashtu goditën një anije amerikane në Detin e Kuq me raketa balistike dhe dronë. Nuk kishte asnjë koment të menjëhershëm nga Izraeli apo SHBA-ja në lidhje me këtë deklaratë të grupit Houthi. Kjo erdhi pas sulmeve ajrore izraelite që kishin në shënjestër rezervuarët e karburantit dhe një stacion energjie në qytetin limanor të Jemenit perëndimor Al-Hudaydah. Tre persona u vranë në sulm, ndërsa 87 u plagosën, sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Houthive.

Saree u zotua se përgjigja e Houthive ndaj sulmit “do të vijë në mënyrë të pashmangshme dhe do të jetë e madhe”. Ushtria izraelite mori përgjegjësinë për sulmet ajrore, ndërsa kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu i përshkroi ato si një “përgjigje të drejtpërdrejtë” ndaj një sulmi me dron nga grupi Houthi në Tel Aviv të premten, i cili vrau një izraelit dhe plagosi dhjetë të tjerë.

Houthit kanë vënë në shënjestër anijet që janë në pronësi izraelite, me flamur, që operojnë ose drejtohen në portet izraelite në Detin e Kuq dhe Gjirin e Adenit me raketa dhe dronë në solidaritet me Gazën, e cila ka qenë nën sulme shkatërruese izraelite që nga 7 tetori./AA

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne