Pasuritë e mëdha të krerëve të partive të vogla

Ato konsiderohen pati të vogla, madje edhe satelite të dy partive të madha, por kryetarët dhe përfaqësuesit e tyre në Parlament, posedojnë pasuri të pazakonta, në raport me nivelin e jetesës së shqiptarëve.
Shqiptarja.com zbardh ekskluzivisht të ardhurat dhe pasuritë e paluajtshme, vetëm përgjatë vitit 2016, të krerëve të partive të vogla. Kryetari i Partisë Demokristiane Nard Ndoka, gjatë vitit 2016, ka blerë një makinë me vlerë 85 mijë euro.

Për të paguar shumën në fjalë, Ndoka i ka marrë një personi privat, 35 mijë euro borxh, ndërsa ka zbrazur një llogari bankare. Ndërkaq, djali i Nard Ndokës, Evis Ndoka, gjatë vitit që lamë pas, ka lidhur një kontratë për blerjen e një apartamenti dhe garazhi, me vlerë mbi 190 mijë euro. Ai ka shlyer 34 mijë euro, ndërsa detyrimi i mbetur është 159 mijë euro. Bashkëshortja e Ndokës punon në Ministrinë e Bujqësisë, djali i punon në Bashkinë e Tiranës, ndërsa vajza punon si specialiste pranë KMSHC.

Ndërkaq, kryetari i PDIU, Shpëtim Idrizi, deklaron një depozitë 10 mijë euro në emrin e bashkëshortes dhe një tjetër po 10 mijë euro në emrin e djalit, Denion Idrizi. Po ashtu, Idrizi, për vitin 2016, ka deklaruar pranë ILDKP, llogari rrjedhëse, interesa dhe depozita në shumat, 2 402 euro, 7 000 000 lekë, 700 319 lekë, 297 509 lekë, 1 026 lekë.

Idrizi thotë se ka mbyllur një kartë krediti në emrin e bashkëshortes, minus 162 385 lekë, pasi ka konstatuar abuzime. Bashkëshortja e tij deklaron 15 mijë euro të ardhura nga shërbimi i konsulencës në ‘Future University of Tirana’ dhe 15 mijë euro dhe 2 529 655 lekë pagë e shpërblime si këshilltare në kabinetin e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë.

Agron Duka dhe Ben Blushi

Kreu u Partisë Agrare Ambintaliste, Agron Duka, rezulton me të ardhura modeste, për vitin që lamë pas. Duka deklaron 734 873 lekë gjendje në llogarinë e pagës, 3 215 844 lekë të ardhura dhe përfitime si deputet dhe 41 800 lekë të ardhura të bashkëshortes Fatbjana Duka nga paga në shoqërinë ‘A.I.B.A KOMPANI’.

Vajza, Eva Duka, deklaron 99 264 lekë në llogarinë e pagës, 1 062 144 lekë pagën si administratore në shoqërinë ‘ECO MARKET’ dhe djali Andi Duka, 600 000 lekë pagën si specialist në shoqërinë ‘ECO MARKET’. Kreu i LIBRA-s Ben Blushi thotë se gjatë vitit 2016, i janë pakësuar llogaritë rrjedhëse dhe depozitat në shumat 2 827 720 lekë, 29 000 000 lekë, 5 884 euro dhe 569 lekë.

Deputeti Blushi deklaron 3 000 000 lekë pagesa për të drejtën e autorit nga UET, 1 648 091 lekë shtesë nga kreditimet për të drejtën e autorit nga UET si dhe 2 439 652 lekë të ardhura nga paga. Po ashtu, Blushi deklaron 1 987 942 lekë të ardhurat nga obligacionet, 3 883 093 lekë të ardhura nga puna e bashkëshortes si notere, 2 040 000 lekë të ardhura nga qerja e ambientit në pronësi të vajzës, Natali Blushi etj.

Pasuria e krerëve të partive të vogla për vitin 2016

Nard Ndoka, kreu i PDK

Blerja makine në vlerën 85 mijë euro, 35 mijë euro marrë hua, 33 mijë euro kalim nga paga, 4 mijë euro kalim nga llogaria personale. Dy llogari bankare, 1 040 euro. Llogari në lekë, 194 410 lekë. Pakësim i llogarive në shumat, 24 151 lekë, 339 180 lekë dhe 21 USD. Dhënë hua subjektit Last Minute Albania, 4 100 euro. Të ardhura nga paga, 3 187 555 lekë. Të ardhura nga llogaria, 199 322 lekë. Të ardhura nga bashkëshortja si specialiste pranë Ministrisë së Bujqësisë, 616 489 lekë. Kredi në vlerën, 2 000 000 lekë, shlyer 176 922 lekë. Hua shtetasit…., 35 mijë euro. Kozeta Ndoka, shtesë në llogarinë rrjedhëse, 9 489 lekë. Djali Evis Ndoka, shtesë në llogarinë rrjedhëse, 215 115 lekë. Të ardhura si specialist në Bashkinë e Tiranës, 708 507 lekë. Kontratë për blerje apartamenti dhe garazh, shlyer 34 944 euro, detyrimi i mbetur 159 400 euro. Stela Ndoka, vajza, llogaria rrjedhëse, 788 lekë. Të ardhura si speciale pranë KMSHC, 565 330 lekë.

Shpëtim Idrizi, kreu u PDIU Interesa nga depozita, 2 402 euro. Interesa nga depozita 7 000 000, 700 319 lekë. Depozitë në emrin e bashkëshortes, gjendja, 297 509 lekë. Llogari rrjedhëse në emrin e bashkëshortes, 1 026 lekë. Depozitë në emrin e bashkëshortes, 10 mijë euro. Depozitë në emrin e djalit Denion Idrizi, 10 mijë euro. Kartë krediti në emrin e bashkëshortes, minus 162 385 lekë. Të ardhura nga paga, 1 901 571 lekë. Të ardhura nga shërbimi i konsulencës së bashkëshortes në ‘Future University of Tirana’, 15 mijë euro. Të ardhura nga paga e bashkëshortes si këshilltare në kabinetin e Guvernatorit të BSH, 2 529 655 lekë. Vijon shlyerja e kredisë marrë në vitin 1998, në shumën 30 000 000 lekë, detyrimi, 1 444 lekë. Vijon shlyerja e kredisë, 4 372 lekë.

Agron Duka, kreu u Partisë Agrare Ambintaliste

Gjendja e llogarisë së pagës, 734 873 lekë. Gjendja e llogarisë së kartës së kreditit, 39 602 lekë. Të ardhura dhe përfitime si deputet, 3 215 844 lekë. Bashkëshortja Fatbjana Duke, të ardhura nga paga në shoqërinë ‘A.I.B.A KOMPANI”, 41 800 lekë. Vajza, Eva Duka, llogaria e pagës, 99 264 lekë. Paga si administratore në shoqërinë ‘ECO MARKET’, 1 062 144 lekë. Andi Duka, djali, paga si specialist në shoqërinë ‘ECO MARKET’, 600 000 lekë. Vangjel Dule, kreu i PBDNJ

Kursime nga të ardhurat personale, 4 800 euro. Të ardhura nga paga, 2 944 241 lekë. Të ardhura nga paga e bashkëshortes, arsimtare në Greqi, 6 568 euro. Kredi për shtëpi, shlyer 4 790 euro, mbetur 18 mijë euro.

Ben Blushi, kreu i LIBRA-s

Llogaria rrjedhëse e pagës, pakësuar me 2 827 720 lekë. Obligacioni, pakësuar me 29 000 000 lekë. Depozita në euro, pakësuar me 5 884 euro. Llogari për pagesë me kartë, pakësuar me 569 lekë. Llogari në USD, shtuar me 299 980 USD. Llogari në USD, pakësuar me 300 000 USD. Pjesëmarrje në obligacione, shtuar me 300 000 USD. Kreditime për të drejtën e autorit nga UET, shtuar 1 648 091 lekë. Të ardhura nga paga, 2 439 652 lekë. Pagesa për të drejtën e autorit nga UET, 3 000 000 lekë. Të ardhurat nga obligacionet në lekë, 1 987 942 lekë. Të ardhura nga puna e bashkëshortes si notere, 3 883 093 lekë. Të ardhura nga qerja e ambientit në pronësi të vajzës, Natali Blushi, 2 040 000 lekë. Vijon shlyerja e kredisë, shlyer 288 000 lekë, detyrimi i mbetur, 2 013 796 lekë. Eva Blushi, bashkëshortja, kredi, shlyer 282 077 lekë, mbetur 537 288 lekë. Vajza Natali Blushi, llogari bankare, 5 438 lekë.

Dashamir Shehi, kreu i LZHK

Gjendja në llogarinë rrjedhëse, 30 000 lekë. Gjendja aktuale në llogarinë rrjedhëse, 12 277 lekë. Të ardhura neto nga interesat e bonove, 74 415 lekë. Depozitë 12-mujore me vlerë 10 mijë euro -Zotërojmë si familje prona të konsiderueshme, të cilat janë depozituar pranë komisionit të kthimit të pronave. Të ardhura vjetore nga paga si deputet, 2 337 939 lekë. Të ardhura nga paga e bashkëshortes si drejtore e Përgjithshme e AMF, 3 775 882 lekë. Të ardhura mujore nga botime dhe publike në gazeta dhe periodike të ndryshme, 200 euro në muaj.

Fatmir Mediu, kreu i Partisë Republikane

Llogari rrjedhëse e pagës së bashkëshortes, 6 110 lekë. Llogari e pagës, 110 832 lekë. Të ardhura nga paga si deputet, 2 545 160 lekë. Të ardhura nga paga e bashkëshortes si përgjegjëse sektori në Ministrinë e Energjetikës, 864 744 lekë. Të ardhura nga paga e bashkëshortes si anëtare e Këshillit Mbikëqyrës panë Ministrisë së Ekonomisë, 53 904 lekë. Të ardhura të vajzës nga kompania AGROBLEND, 1 375 877 lekë. Kredi në shumën, 284 524 lekë. Kredi, detyrimi i mbetur, 120 mijë euro, shlyer 13 mijë euro. Kredi, detyrimi i mbetur, 2 494 euro, shlyer 3 175 euro.

Eduart Ndocaj, kreu i partisë Bashkimi Demokristian Shqiptar

14 apartamente në Shëngjin, me sipërfaqe 725 m2, dy bodrume me sipërfaqe 234 m2, me vlerë 32 580 220 lekë. Shtëpi private në Shëndëlli të Sarandës, 600 m2 ndërtesë, plus 1200 m2 truall, 100 mijë euro. Dy dyqane në Lezhë me sipërfaqe 259 m2, me vlerë 11 360 000 lekë. Apartament në Lezhë me sipërfaqe 69 m2, me vlerë 2 000 000 lekë. Kontratë për ndërtim apartamenti tek Fresku në Tiranë, 420 euro / m2. Kontratë për ndërtim bodrumi tek Fresku në Tiranë, 666 m2, për 300 euro / m2. Kontratë për ndërtim apartament tek Misto Mane në Tiranë, 94 m2, për 380 euro / m2, gjithsej 496 160 euro. Truall në Shëngjin, 1 200 m2, 2 000 000 lekë. Dyqan në Lezhë, 57 m2, 2 280 000 lekë. Tokë e trashëguar, 16 mijë m2. Apartament 480 m2, në Solaro në Itali, 650 mijë euro. Apartament 100 m2 dhe truall 2 000 m2, në Bergamo në Itali. Apartament në Solaro në Milano, me sipërfaqe 180 m2, me dy garazhe për makinash, me vlerë 300 000 mijë euro. Rroga si deputet, 122 901 lekë, 34 035 lekë karburant, 17 000 lekë telefon, 13 600 lekë komisione parlamentare. Kredi në një bankë në Lezhë, 325 mijë euro. Kredi në Itali, 185 mijë euro, detyrimi i mbetur 130 mijë euro. Kredi në Milano, 435 mijë euro, detyrimi i mbetur 300 mijë euro. Bashkëshortja, dy dyqane në Lezhës me sipërfaqe 259 m2, 10 360 000 lekë. Apartament në Lezhë, me sipërfaqe 69 m2, me vlerë 2 000 000 lekë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne

Powered by WordPress