Pavarësisht sanksioneve të SHBA-së, Irani në 20 muajt e fundit bleu 60 avionë dhe helikopterë

Zv/ministri iranian i Rrugëve dhe Urbanistikës, Muhammed Muhammedi, tha se në 20 muajt e fundit kanë blerë 60 avionë dhe helikopterë, transmeton Anadolu.

Sipas faqes së lajmeve “Entekhab”, Muhammedi ka dhënë informacione për pajisjet që janë përfshirë në inventarin e aviacionit të vendit së fundmi, pavarësisht sanksioneve amerikane.

“Sektori më i besueshëm i transportit në botë është transporti ajror. Fatkeqësisht, ne po përballemi me sanksione në këtë fushë”, tha Muhammedi.

Duke theksuar se në 20 muajt e fundit janë blerë 60 avionë dhe helikopterë, Muhammedi tha se 30 prej avionëve të blerë kanë filluar të punojnë në sektorin e aviacionit.

Ai u shpreh se po përpiqen të zvogëlojnë moshën mesatare të avionëve në vend nga 26 në 20 vjeç. Muhammedi gjithashtu tha se në Iran prodhohen më shumë se 1.000 pjesë avionësh.

Zyrtari iranian gjithashtu tha se 139 avionë në vend mbahen në hangarë në gjendje të papërdorshme.

Irani ka vështirësi në importimin e disa mallrave për shkak të sanksioneve të SHBA-së. Qeveria e Teheranit po përpiqet ta zgjidhë këtë problem duke thyer sanksionet./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne