PD: Rama dhe familjarë të tij kanë përfituar 22.4 ha tokë në Vuno, gjykata ndryshoi vendimin e ATP-së

Partia Demokratike ka denoncuar se kryeministri Edi Rama së bashku me vëllain e tij, si trashëgimtarë të fisit Koleka kanë përfituar një sipërfaqe toke pasuri në Vuno prej 22.4 hektarë.

Në një deklaratë për mediat, Sekretari për Çështjet Ligjore Ivi Kaso thotë se vlera e pa investuar përllogaritet jo më pak se 30 mln euro dhe të investuar deri në 150 mln euro.

Sipas Kosos, ATP ka refuzuar njohjen e kësaj prone dhe kompensimin fizik të saj sepse ka gjetur mangësi në dokumentacion. Çështja ka shkuar në Gjykata, ku më pas kanë fituar pasardhësit e familjes Koleka.

“Artan Lame dhe Jogo Goro dilnin para banorëve dhe njoftonin përfundimin e procesit të legalizimeve. Në listën e  përfituesve me certifikatë pronësie rezultonte një pjesë e mirë e fisit Koleka, mes tyre edhe Aneta Koleka, nëna e kryeministrit.

Bëhet fjalë për jo pak metra, por për 22.4 hektarë në të cilin vëllezërit Rama në cilësinë e trashëgimtarëve marrin një pjesë pasurie, e cila pa investuar përllogaritet jo më pak se 30 mln euro dhe të investuar arrijnë në vlera 150 mln euro.

Nga dokumentet që ne kemi siguruar rezulton se në 2017 Rama dhe trashëgimtare të tjerë të fisit Koleka kanë aplikuar në ATP. Në një proces administrativ të brendshëm ATP ka refuzuar njohjen e kësaj prone dhe kompensimin fizik të saj sepse ka gjetur mangësi në dokumentacion. Në radhë të parë nuk ekzistonte një vendim shpronësimi dhe nga ana tjetër mungesa e pozicionimit të saktë të kësaj prone pasi nuk kishte dokument ligjor dhe hartografik.

Në këto kushte trashëgimtarët e familjes Koleka i drejtohet gjykatës Vlorë, kjo ka ndryshuar vendimin e ATP, duke i njohur kërkuesve pronën. Në këtë proces gjyqësor të gjitha institucionet shtetërore që ishin pjesë e këtij procesi, nuk kanë guxuar të marrin pjesë në gjyq. Nuk janë paraqitur asnjëherë në mbrojtje të vendimmarrjen e tyre. I vetmi institucion që ka marrë pjesë formalisht ka qenë Avokatura e Shtetit, e cila formalisht ka mbrojtur vendimin e ATP” tha Kaso./Tpz

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne